TV LIVE
Nga Rajoni
24 February 2024
E veshur me të bardha dhe me maskë në dorë/ Spiropali shijon karnavalet e Shkodrës

Karnavalet e Shkodrës kanë hapur siparin këtë të premte, me aktivitete të shumta të cilat nisën që prej orës 10 të mëngjesit dhe po vazhdojnë edhe në mbrëmje.

Qindra qytetarë festuan në rrugët e qytetit me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe, e mes tyre u vu re edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Ajo ka zgjedhur që për karnavale të vishet e të maskohet e gjitha me të bardha, ndërsa në dorëm ban një maskë të stilit venecian.

Zbukurimet shumëngjyrëshe nuk munguan në rrugët dhe sheshet e qytetit. Festa në kryeqendrën e Veriut që pritet të zgjasë 3 ditë dhe finalizohet ditën e diel me djegien e dordolecit që simbolizon djegien e së keqes.

 



Të ndryshme
Më shumë