TV LIVE
Nga Bota
24 February 2024
Mbi 100 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza

Më shumë se 100 njerëz u raportuan të vrarë herët të shtunën nga sulmet e natës në të gjithë Gazën, ndërsa shefi i spiunazhit të Izraelit po qëndronte në Paris për bisedime që kërkonin të "zhbllokonin" përparimin drejt një armëpushimi, dhe kthimin e pengjeve të mbajtura nga militantët palestinezë.

Agjencia e lajmeve Agence France-Presse (AFP) raporton se negociatat e Parisit vijnë në kohën kur një plan për Gazën e pasluftës, i shpalosur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të premten, nxiti kritika nga aleati kryesor SHBA-ja dhe u refuzua nga Autoriteti Palestinez dhe Hamasi.

Bisedimet vijnë gjithashtu pasi frika për civilët në territor po thellohet, me paralajmërimin e OKB-së për rrezikun në rritje të urisë dhe organit të saj kryesor të ndihmës për palestinezët, UNWRA, duke thënë hse palestinezët ishin "në rrezik ekstrem, ndërsa bota shikon“.

Pamjet e AFP-së tregojnë palestinezë të shqetësuar që rrinin në radhë për ushqim në veriun e shkatërruar të premten, dhe protestonin duke dënuar kushtet e tyre të jetesës.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor të vitit të kaluar. Deri tash ka mijëra viktima, veçanërisht në anën e palestinezëve. 



Të ndryshme
Më shumë