TV LIVE
Nga Rajoni
22 February 2024
Miratimi i marrëveshjes me Italinë, Rama-opozitës: Të punojmë së bashku, në vend që ta përdorni çështjen si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.

Opozita po e përdor këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike, në vend që të ketë bashkëpunim për të gjetur përgjigjet e duhura sipas Ramës, i cili shton se kjo situatë rrit ankthin mes njerëzve dhe e bën të ardhmen kolektive më të pasigurt.

“Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë!  Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Punojmë së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, pa e lënë këtë çështje të përdoret si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që rrisin ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt.  Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të zvogëlojë vështirësinë e kësaj sfide dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet.  Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane besnike ndaj vetvetes, mundet”, shkruan Rama.



Të ndryshme
Më shumë