Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për djegien e dy vilave.
Policia ka theksuar se rasti i parë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe ka ndodhur në Leposaviq.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj dhe është cilësuar si “incident zjarri”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Të dy rastet thuhet se janë në procedurë hetimore.