TV LIVE
Nga Bota
22 February 2024
Zelensky intervistohet për herë të parë pranë vijës së parë të frontit nga gazetari i Fox News

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u intervistua për herë të parë shumë pranë vijës së parë të frontit të luftës ruso-ukrainase, kur foli me drejtuesin e Fox News, Bret Baier.

Intervista e Baier, e cila do të transmetohet sonte natën në “Special Report” të Fox-it, do të shënojë herën e parë që një udhëheqës ukrainas intervistohet në vijën e frontit që nga fillimi i agresionit rus në 2022.

“Baier do të flasë me presidentin për dyvjetorin e luftës, debatin e Kongresit mbi financimin shtesë për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit në konfliktin në vazhdim”, tha rrjeti televiziv në njoftimin e intervistës.

“Ai gjithashtu do të udhëtojë me presidentin ndërsa flet në një konferencë ushtarake, ku u jep medalje disa prej trupave të tij dhe do të vizitojë ushtarët e plagosur në spital”, shtoi Fox.

Takimi i Baier me Zelensky vjen vetëm disa ditë pasi Tucker Carlson, ish-prezantuesi më i vlerësuar i rrjetit, transmetoi një intervistë me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën Putin kritikoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt.

“Ukraina është një shtet artificial që u formua sipas vullnetit të Stalinit”, tha Putin atëherë, duke shtuar se mesazhi i Rusisë për SHBA-në është se nëse vërtet duan të ndalojnë luftën, duhet të ndalojnë furnizimin me armë në Ukrainë.



Të ndryshme
Më shumë