Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje të Asamblesë pasditen e sotme.
Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:30, teksa ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që e ka kërkuar. Fokusi i mbledhjes pritet të jetë organizimi i brendshëm i partisë dhe riorganizimin partiak në bazë.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Pargjithshëm i PS, Blendi Klosi, përmes një njoftimi, ku thuhet se drejtuesit politik do të jenë fizikisht në selinë rozë, ndërkohë që pjesa tjetër e anëtarëvë do i bashkohet online.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë tē Asamblesë Kombëtare tē PS!
Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se nesër, datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line, Bashkëngjitur keni linkun e komunikimit
Sekretari i Përgjjithshëm i PS
Blendi Klosi