Një grua është arrestuar nën dyshimin për vrasje, pasi tre fëmijë u gjetën të vdekur në një shtëpi në Bristol. Policia e Avon dhe Somerset e bënë zbulimin, kur oficerët morën pjesë në një thirrje për kujdesin e mirëqenies në Blaise Walk, Sea Mills, rreth orës 00:40.
Një deklaratë nga policia tha se fëmijët e vegjël u shpallën të vdekur në vendngjarje. Gruaja e arrestuar, 42 vjeçe, ndodhet në paraburgim. Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) ishte informuar për ngjarjen e rëndë.
Inspektori Vicks Hayëard-Melen tha se ngjarja është tepër e rëndë. “Ky është një incident tepër tragjik dhe zemërthyer, në të cilin tre fëmijë kanë vdekur fatkeqësisht. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të dashurit e fëmijëve dhe ne do të sigurohemi që atyre t’u ofrohet mbështetje përmes njësisë sonë të ndërlidhjes familjare. Ne besojmë se ky është një incident i izoluar dhe nuk ka rrezik të mëtejshëm për komunitetin e gjerë”, deklaroi zyrtari i lartë i policisë.
IOPC tha se ishte njoftuar për incidentin nga Policia e Avon dhe Somerset. Mark Shelford, Komisioneri i Policisë dhe Krimit të Avon dhe Somerset, tha se duheshin bërë pyetje se si ka ndodhur një ngjarje e tillë e tmerrshme. “Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e tre fëmijëve sot në Sea Mills”, tha ai. “Vdekja e këtyre fëmijëve është zemërthyese. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që i njohën dhe u kujdesën për këta fëmijë dhe me komunitetin lokal. Policia ka bërë një arrestim dhe mendon se ky është një incident i izoluar. Ata kanë vlerësuar se nuk ka rrezik të mëtejshëm për komunitetin e gjerë”, tha zëdhënësi.