Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e sotme 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, krahas një fotoje me në sfond imazhin e Ibrahim Rugovës, kryeministri ka shkruar: Gëzuar Pavarësinë Kosovë”.
Më herët, edhe presidenti Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani përcollën mesazhe në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Hasani tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.