TV LIVE
Nga Rajoni
16 February 2024
Haradinaj: S’guxojmë të heshtim më, është koha për veprim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se akterët politik në vend nuk guxojnë më të heshti dhe se të njëjtit duhet të veprojnë pas deklaratave të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili vlerësoi se raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve janë në pikën më të ulët të tyre pas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“S’guxojmë më tutje me hesht nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ai me dhimbje i thotë ato që i thotë, edhe nëse nuk veprojmë nuk është mirë”.

Ish-kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga presidentja, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti “të mos e marrin në qaf Kosovën”.

“Ata t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO”, ka vlerësuar ai duke potencuar se krerët institucional nuk duhet të kënaqen me fitore ditore sa për vota.

“Partitë shkojnë e vijnë, por Kosova pa Amerikën e ka vështirë”.



Të ndryshme
Më shumë