TV LIVE
Teknologji
16 February 2024
“Brenda një dekade, 20 mln vende pune do humbasin prej Inteligjencës Artificiale”

Rreth 20 milionë vende pune në BE do humbasin nga Inteligjenca Artificiale brenda një dekade. Sipas një studimi të kryer nga “Centers for European Policy Network”, teksa progreset e mëparshme teknologjike kanë rritur kompetencat e vartësve dhe produktivitetin e tyre, Inteligjenca Artificiale duke se do shkatërrojë profile të tëra profesionale.

Skepticizmi lidhur me avancimin e jashtëzakonshëm të IA rritet, veçanërisht nëse njeriu do preket drejtpërdrejt, e në ato raste kur nuk është në shërbimin e tij, por përjashtues. Mendohet se brenda 10 vitesh, do të jenë shumë profesione që janë të kërcënuara të zhduken, duke rritur papunësinë, dhe duke krijuar probleme publike sociale serioze. Spektri më i prekur sipas anketimeve të deritanishme duket se do të jetë ai i menaxherëve, avokatëve e specialistëve të politikave të marketingut.

Humbja profesioneve dhe hyrja e IA gjerësisht do të sillte edhe një shtrembërim te tregut të punës, çka shoqëria bashkëkohore ende nuk është e përgatitur.



Të ndryshme
Më shumë