TV LIVE
Nga Rajoni
14 February 2024
Shqipëria së shpejti me marrëveshje për tregtinë e lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë Edi Rama në një postim që ka vërë në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, për të cilin tha se ishte i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.

“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.



Të ndryshme
Më shumë