Përplasje të forta ka pasur mbrëmë një debat televiziv në Shqipëri.
Debatet kanë shpërthyer në mes të polemistit Laert Vasili dhe sekretarit të Omonias, Marin Suli gjatë një interviste televizive ku po diskutohej për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështjen e Fredi Belerit.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News sekretari i OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zëri”, dhe kaq ka mjaftuar që ky i fundit të ngrihet dhe t’i hedhë ujë Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.