TV LIVE
Nga Rajoni
13 February 2024
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt, zbardhen çështjet që do të trajtohen

Më 28 dhe 29 shkurt në Tiranë do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i këtij takimi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të rritjes ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Integrimit të Kosovës në një postim në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme është zhvilluar tryeza ministrore e përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, ku edhe është njoftuar takimi që do mbahet në Tiranë.



Të ndryshme
Më shumë