Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në shqipëri kanë ndarë më Vëllain e Madh nga një sekret të jetës së tyre, në dhomën e rrëfimit, i cili më pas është lexuar nga Vesa. Të gjithë banorët më pas duhet të zbulonin se kujt i përkisnin këto sekrete dhe se ai që do të gjente më shumë sekrete të konkurrentëve, do të ishte fitues e do të shpallej lider.
Këngëtari i njohur, Bardhi ka surprizuar të gjithë banorët, duke rrëfyer se para se të futej në BBV, ai ka lënë një lidhje pezull jashtë. Artisi ka treguar se nuk ka qenë një romancë e mirëfilltë por thjesht një pëlqim ndërkohë që ka preferuar të mos japë më shumë detaje për vajzën në fjalë.
Bardhi, i cili momentalisht po shijon një lidhje me Sarën brenda shtëpisë së BBV, ka zgjedhur që t’i kërkojë publikisht falje vajzës, të cilën kishte vetëm tre javë që e kishte njohur.
“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam patur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time që e dua fort dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës”, tha ai.