TV LIVE
Sport
11 February 2024
NUREDIN DERVISHI NGA KLUBI I KARATESË USKANA NGA KËRÇOVA, FITOI VENDIN E SHTATË NË KAMPIONATI EVROPIAN TË KARATESË NË KATEGORINE E KADETËVE, DISCIPLINA KATA

Ditën e shtunë ka filloua Kampionati evropian i karatesë per kadete, junior dhe U-21, ku do të zgjasë deri me 11.02.2024, pra te dielen, e ku po marrin pjesë garuesit me te mirë te kategorive përkatëse të cdo shteti te Evropes. Ne këte Kampionat perfaqesues nga shteti ynë janë edhe nxënësit e Klubit te karatesë "Uskana" nga Kërçova, Nuredin Dervishi dhe Blerina Zendeli, qe të dy ne kategorine e kadetëve, disciplina kata. Qe të dy garen e kishin diten e parë te ketij evenimenti.

Nuredin Dervishi ishte njeri nga garuesit më të suksesshëm te shtetit tonë e qe garen e zhvilluan dje. Ai zhvilloi kater raunde gjithsej, dy prej te cileve i fitoi dhe dy i humbi . Ne raundin e pare u perball me garuesin nga Cekia, Adam Rauser te cilin e fitoi me rezultat 38.80:37.70. Ne raundin e dyte u perball me garuesin nga Rumunia, Habeanu Rares Cristian te cilin e fitoi me rezultat 39.30:38.50. Raundin e trete u perball me garuesin nga Turqia, Koc Tarik i cili arriti ne finale, nga i cili humbi me rezultat 41.10:39.30. Meqe garuesi nga Turqia eci tutje dhe arriti ne finale, i hapi rrugen Nuredinit per te vazhduar tutje ne repasazh. Ndeshjen e rradhes u perball me garuesin nga Azerbejxhani Salmanov Salman nga i cili humbi me rezultat shume te ngushte 36.80:36.30 dhe me kete Nuredini nuk mundi te vazhdoj edhe nje ndeshje, gjegjesisht ate per vend te trete. Me keto rezultate Nuredini u rradhit i 7 ne kategorine e tije. E deshmoi se eshte garues i rangut evropian, ka potencial dhe se e ka shume afer medaljen evropiane.

Ditën e djeshma garën e zhvilloi edhe Blerina Zendeli e cila në ndeshjen e parë u perball me garuesen nga Bosna dhe Hercegovina, Hana Duranovic prej te ciles humbi me rezultat 36.40:35.50 dhe nuk mundi te vazhdoj tutje. Pra, gara per te perfundoi qe ne rrethin e pare, megjithate, kjo ishte nje eksperience shume e mire per te duke marre parasysh se Blerina merr pjese per here te pare ne gara te nivelit evropian dhe pjesmarrja e saj ne Kampionatin qe po zhvillohet aktualisht, tregon se ka potencial te madhe per te ecur tutje, por se i duhet ende pune per tu ngjitur ne piedestal.

Ne këte Kampionat eshte pjesmarres edhe trajneri i klubit tone, Prof. Nexhbi Dervishi ne rolin e seleksionuesit te perfaqesueses sone, i cili ishte shume optimist se do te fitojne ndonje medalje, por eshte i kenaqur edhe me gjendjen faktike duke marre parasysh se eshte shume e veshtire te arrihet rezultat sidomos ne disciplinen kata dhe cdo raund qe fitohet ne kete kampionat eshte arritje shume e madhe.

Udheheqsia e Klubit tone, ju uron per rezultatet e arritura dhe ju deshiron shume suksese ne garat e rradhes!!!

Me kaq gara per nxenesit tane ka mbaruar, ndersa Kampionati po vijon edhe sot me disciplinen kumite dhe neser perfundon me finalet dhe gara per vend te trete, shkruajn në Facebook nga Klubi I karatesë "Uskana" nga Kërçova

 



Të ndryshme
Më shumë