Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, transmeton Anadolu.
Këtë vizitë në ambasadën kosovare, Kurti e ka zhvilluar pas një takimi rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).
Aty kryeministri Kurti u prit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, nga i cili u njoftua mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës