TV LIVE
Sport
9 February 2024
Arrihet marrëveshja, Ernest Muçi i bashkohet Milot Rashicës në Besiktas

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi pritet të bëjë një lëvizje të madhe gjatë merkatos dimërore.

Gazetari turk, Yagiz Sabuncouglu raporton se futbollisti shqiptar ka arritur marrëveshje me Besiktasin, shkruan Indeksonline

Përveç lojtarit, marrëveshje kanë arritur edhe dy klubet, Besiktas dhe Legia Warsawa, vetëm po diskutohet çmim i lojtarit “kuqezi”.

Muçi pritet t’i bashkohet një tjetër lojtari shqiptar, Milot Rashica i cili është pjesë e “shqiponjave” nga afati i verës së vitit të kaluar.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ekstraklasa në Poloni ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Kurse në garat e UEFA-s këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist.

Vlera e lojtarit shqiptar në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 8 milionë euro./Indeksonline/



Të ndryshme
Më shumë