TV LIVE
Nga Rajoni
8 February 2024
Pas gati pesë muajsh, Lista Srpska kthehet në Kuvend për të siguruar vazhdimin e mandatit

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej gati pesë muajsh vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Zakonisht, kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

 

 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë