Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vendosur të nxisë ende më shumë pritjet e fansave të saj për albumin e ri duke paralajmëruar këngën e saj të radhës “Training Season”.
Lajmin për këtë këngë të ardhshme ajo e bëri përmes një postimi të papritur në rrjetin social Instagram, ku ndau me ndjekësit një pjesë të vogël të melodisë dhe disa momente të zgjedhura nga koreografia që do të shoqërojë interpretimin e këngës.
Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishterreziku dhe intensiteti i performancës së Dua Lipës, e cila, siç u zbulua më vonë, rezultoi të ishte jo vetëm një sfidë artistike, por edhe një aventurë fizike.
Në video, artistja shfaqet duke u përfshirë në një lëvizje të përsëritur, të cilën e quajti “rrëshqitje me gju”, dhe e cila duket se ka lënë pasoja në gjunjët e saj.