TV LIVE
Kuriozitete
8 February 2024
93-vjetori i vdekjes së Mihal Gramenos/ Një figurë poliedrike që dha kontribut të madh për Pavarësinë e Shqipërisë

Mihal Grameno është një nga emrat që ka dhënë më shumë për Pavarësinë e vendit me armë e penë. Aiishte një njeri poliedrik, Luftëtar-Patriot-Rilindas- Shkrimtar-Publicist nga më të mirët. Ai lindi në Korçë ku mori mësimet e para e në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë ku u lidh me shoqërinë patriotike “Drita”.

Gjatë viteve 1915-1919 Grameno jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike.

Mihal Grameno vdiq më 5 shkurt 1931 në Korçë. Mbetet një nga Rilindasit më të pastër përsa i përket ruajtjes së ideve të tij, përhapjes së patriotizmit, njohjes së Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit, njohjes së luftëtarëve të lirisë së asaj kohe dhe veprave të tyre në dobi të kombit.



Të ndryshme
Më shumë