TV LIVE
Nga Bota
6 February 2024
TRONDITI ITALINË/ Pë*dhunimi në grup i 13-vjeçares nga emigrantë ilegalë, Salvini i prerë: Kastrim kimik për autorët!

Përdhunimi i një 13-vjeçareje në Itali nga një grup emigrantësh të paligjshëm të moshës 15-19-vjeç, ka ngjallur reagime të forta në Itali.E mitura u përdhunua përpara të dashurit të saj 17-vjeçar në një banjë publike, ndërsa ngjarja ndodhi në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit.

Pas lajmit, zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini , kërkoi kastrimin kimik të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Vetëm një kurë ka në këtë rast, kastrimi kimik”, tha Salvini.

Sipas tij, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se  tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët.



Të ndryshme
Më shumë