TV LIVE
Kuriozitete
6 February 2024
Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes. Dhe 26 thënie të tjera të famshme nga Platoni

Aristokliu, i njohur si Platoni, ishte filozof në Greqinë antikë dhe një ndër më të famshmit e filozofisë botërore.

Ai jetoi në Greqi në vitet 427 p.e.s – 347 p.e.s.

Në rini ishte student i Sokratit. Studioi për çështje filozofike ku ndër të tjera ishin politika, etika, metafizika dhe epistimologjia.

Pak kohë më vonë u bë protagonist në dialogët filozofikë të kohës në Athinë. Atje ai themeloi dhe Akademinë ku më pas studioi edhe Aristoteli.

Platoni është i njohur për shumë thënie të ndritura mes të cilave spikat: Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.

Ja disa thënie të tjera filozofike të Platonit, aktuale edhe sot:

Cilësia më e mirë për një prijës është që të mos dojë të bëhet prijës.

Ky qytet është ai çka qytetarët e tij janë.

Të jesh kurajoz do të thotë të dish nga çfarë nuk duhet të kesh frikë.

Ndëshkimi që vjen nga mospjesëmarrja në politikë është të përfundosh të qeverisesh nga njerëz inferiorë.

Mjafton një orë lojë për të zbuluar më shumë për një person sesa një vit i tërë biseda.

Vlera e një burri matet me mënyrën si e përdor pushtetin.

Injoranca është themeli i të gjitha të këqijave.

Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.

Kurrë mos dekurajoni dikë që përpiqet dhe përparon sado ngadalë qoftë.

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.

Një njeri i mençur flet kur ka diçka për të thënë, kurse budallai flet sepse ka gjithmonë gjëra sa për të thënë.

Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.

Sjellja e njeriut buron nga tre arsye: Dëshira, emocioni dhe dija.

Fitorja më kryesore dhe më e fisme e njeriut është kontrolli i vetvetes.

Pasuria më e madhe për një njeri është të jetojë duke u kënaqur me pak.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do të gjejnë gjithnjë një rrugëdalje për t’iu shmangur ligjit.

Vendimi i mirë nuk është i bazuar te numrat, por te dija.

Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Zot; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, por para Zotit, janë të shtrenjtë njëlloj si i varfri ashtu dhe mbreti.

Dituria është ushqimi për shpirtin.

Gurët më të mëdhenj nuk rrinë mirë pa më të vegjlit.

Dinaku nuk është tjetër veçse imituesi më i ulët i zgjuarsisë.

Vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë njeriut.

Ai që bën padrejtësi është gjithnjë më fatkeq se ai që e vuan atë.

Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.

Nderi është më i rëndësishëm se pasuria që prindërit mund t’u lënë fëmijëve.



Të ndryshme
Më shumë