TV LIVE
Nga Rajoni
5 February 2024
Njohja reciproke e pensioneve, të martën finalizohet marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë

Pas shumë vitesh negociatash mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të martën pritet të finalizohet marrëveshja për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore.

Qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë, të cilët për 30 vite kanë kontribuar në ekonominë e të dy vendeve do t’u njihet e drejta e pensioneve.

Nga firma përfundimtare që pritet të hidhet në dokumente të martën në Romës ndërmjet dy ministrave të Jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani, sipas ministrisë së jashtme shqiptare pritet të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantët e parë shqiptarë.

Ky vendim ndërmjet dy shteteve erdhi pak ditë pasi Kushtetuesja i dhe dritë jeshile ngritjes së kampit për emigrantët e huaj në Shëngjin për llogari të Italisë.



Të ndryshme
Më shumë