TV LIVE
Nga Bota
5 February 2024
Së paku 51 viktima janë shënuar nga zjarret masive në Valparaiso të Kilit

Autoritetet në Kili kanë njoftuar se numri i viktimave të konfirmuara të zjarreve në rajonin Valparaiso ka arritur në 51 përderisa mbi 100 persona të tjerë janë lënduar.

Gjithashtu ka raporte për së paku 20 individ të pagjetur dhe druhet se edhe ata mund të jenë në mesin e viktimave.

Presidenti i vendit Gabriel Boric ka shpallë gjendje emergjente në Valparaio dhe rrethinë dhe është zotuar se qeveria do të bën çmos për ta zbutur situatën e cila, momentalisht, dukët katastrofike për njërin prej rajoneve më të njohura turistike të vendit. Besohet se këto janë zjarret më vdekjeprurëse, sezonale, në historinë e Kilit. Është njoftuar edhe se shumë prej viktimave nuk janë vendor por turistë të cilët kanë vizituar rajonin për pushime.

Ndërkohë, ekipet emergjente nga gati të gjitha pjesët e venit kanë arritur në Valparaiso për të tentuar të ndihmojnë në lokalizimin e zjarreve përderisa zyrtarët mjekësor kanë thënë se numri i viktimave do të mund të rritët edhe më tej gjatë 24 orëve të kaluara. Njëkohësisht autoritetet qendrore i kanë bërë thirrje të gjithë baronëve të Kilit të mos udhëtojnë drejtë rajonit Valparaiso pasi që i tërë rajoni është tani i rrezikshëm për jetë



Të ndryshme
Më shumë