TV LIVE
Sport
5 February 2024
FIFA cakton stadiumin e finales së botërorit 2026

Ndeshja finale e Kupës së Botës, FIFA 2026 do të luhet në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey, njoftoi të dielën organi qeverisës global i futbollit.

Turneu, i cili po mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, do të nisë në Mexico City në Estadio Azteca me ndeshjen hapëse më 11 qershor 2026. Finalja do të jetë më 19 korrik, shkruan CNN.

Programi do të përbëhet nga 104 ndeshje pasi turneu është zgjeruar në 48 ekipe kombëtare nga 32.

“Nga ndeshja hapëse në Estadio Azteca ikonë e deri te finalja spektakolare në New Jersey, lojtarët dhe tifozët kanë qenë në qendër të planifikimit tonë të gjerë për këtë turne që ndryshon lojën”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Stadiumi MetLife ka hapësirë për 82,500 tifozë, sipas faqes së internetit të objektit.

“Është ngjarja më e madhe sportive në botë, dhe ne mezi presim që ajo të jetë në skenën më të madhe në botë!”, ka shkruar MetLife në “Facebook”.



Të ndryshme
Më shumë