TV LIVE
Nga Bota
3 February 2024
Biden: Nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se “nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, ndërkohë që forcat e SHBA-së kanë goditur mbi 80 caqe në Irak dhe Siri në një sulm të gjerë mbi zonat që u përkasin grupeve të lidhura me Iranin.

Biden ka thënë se sulmet kanë nisur si kundërpërgjigje për sulmin me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani.

“Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në kohë dhe vende që ne i zgjedhim”, ka theksuar ai.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane ka thënë se ka goditur me mbi 125 bomba në sulmin që ndodhi në mesnatë, raportoi Guardian.

Caqet përfshinin qendrat e inteligjencës, raketave, logjistikës, objektet e zinxhirit të furnizimit me municione. Megjithatë nuk u bë e ditur nëse kishte viktima dhe çfarë dëme u shkaktuan.



Të ndryshme
Më shumë