TV LIVE
Sport
3 February 2024
Roshi bën bomberin në Turqi! Sulmuesi shqiptar i jep fitoren Sakaryasporit ndaj Bandirmaspor

Odise Roshi vijon të tregojë formën e tij mjaft të mirë dhe të bëjë paraqitje pozitive në Ligën e dytë turke. Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti absolut i sfidës Sakaryaspor-Bandirmaspor, e mbyllur në favor të vendasve 1-0. Roshi realizoi golin e vetëm të këtij takimi, që rezultoi edhe goli i triumfit për të skuadrën e tij.

Në minutën e 67-të, lojtari kuqezi fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtarë, pas krosimit të Dimitrov nga këndorja dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Një gol që ka vlerën e 3 pikëve, pasi me këtë sukses Sakaryaspor afrohet gjithnjë e më shumë me kreun e renditjes, duke synuar ngjitjen në Superligën turke.

Padiskutim një kontribut të madh për këto paraqitje pozitive të ekipit turk ka edhe Odise Roshi.

Për 32-vjeçarin, ky ishte goli i katërt në kampionat, në 20 paraqitje, teksa ka dhuruar edhe 2 asiste.



Të ndryshme
Më shumë