TV LIVE
Nga Rajoni
2 February 2024
Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, kishin ndërruar jetë prej 4 ditësh! Zbulohet shkaku

Nënë e bijë 74 dhe 54 vjeçe u gjetën të pajeta dje në banesën e tyre në lagjen 17 në Korçë.

Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët.

Vajza dyshohet se mund mund të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa nëna e cila ishte e paralizuar, ka vdekur pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

Vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.



Të ndryshme
Më shumë