TV LIVE
Nga Bota
2 February 2024
Turqia arreston 25 të dyshuar për sulmin me armë zjarri në kishë

Autoritetet turke kanë arrestuar 25 të dyshuar lidhur me vrasjen e një burri në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar.

Ministri i Drejtësisë në Turqi, Yilmas Tunc, ka bërë të ditur se dy nga të arrestuarit besohet se kishin lidhje me ISIS-in, shkruan TheGuardian.

“Në mesin e 25 të ndaluarve në paraburgim janë edhe dy personat e dyshuar të armatosur, të kapur më parë nga policia, të cilët besohet se janë të lidhur me Shtetin Islamik”, ka shkruar Tunc në platformën X.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ka theksuar se dy të dyshuarit kryesorë ishin shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë në Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të një thirrjeje nga udhëheqësit e grupit që synonin hebrenjtë dhe të krishterët.

Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në kishën katolike italiane Santa Maria në lagjen Sariyer të Stambollit. Një shtetas turk i cili u vu në shënjestër nga personat e armatosur u vra teksa ishte duke kryer rituale.



Të ndryshme
Më shumë