TV LIVE
ShowBiz
2 February 2024
Rike e lidhur jashtë shtëpisë së BB VIP? Mikesha e saj zbulon diçka…

Shoqja e Rike Roçit, Anxhi Qerimi, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku tregoi disa sekrete rreth jetës private të banores së “Big Brother VIP 3”.

Qerimi u shpreh se Rike para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po njihej me dikë. Ndërsa duke komentuar raportin e saj me Meriton Mjekiqin dhe Romeo Veshajn, ajo tha se nuk ka pëlqim për asnjërin.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë”, tha Anxhi.

E pyetur nëse mund të ketë pëlqim për Romeon apo Meritonin, ajo u përgjigj:

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”.

Anxhi tha se ka folur edhe me familjarët e Rikes, të cilët mendojnë se “çdo gjë po shkon shumë mirë.

“Rikja di t’i përballojë me delikatesë, nuk ia kemi frikën”, tha ajo.



Të ndryshme
Më shumë