TV LIVE
Nga Rajoni
1 February 2024
Hyn në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me Euro

BE-ja i kërkon Kosovës një periudhë të gjatë tranzicioni

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për pasojat që mund të ketë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e Dinarit në jetën e përditshme të serbëve, veçanërisht në shkolla dhe spitale.

Brukseli i bëri thirrje Prishtinës që të sigurojë një periudhë të gjatë kohore tranzicioni për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje përmes negociatave në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të dielën, ambasadat e vendeve të QUINT-it ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, i kanë bërë të njëjtën kërkesë Kosovës në lidhje me pezullimin e vendimit për ndalimin e përdorimit të Dinarit serb në territorin e Kosovës.

Edhe pse nga zyrtarët ndërkombëtarë është kërkuar që të shtyhet ky vendim, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të ndalimit të qarkullimit të Dinarit serb. Ai theksoi se përdorimi i monedhave të tjera përveç Euros është i kundërligjshëm.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës ju mundëson qytetarëve që Dinarët t’i mbajnë në llogari bankare, ose t’i shkëmbejnë ato në Euro. Ky vendim ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me Dinarë, por edhe e përdorin këtë valutë për shitblerje. Në objektet tregtare, në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë në Dinarë.

Klan News



Të ndryshme
Më shumë