TV LIVE
Nga Rajoni
30 January 2024
Dialogu me Kosovën, zyrtarja e PE-së: Ndërmjetësuesit anojnë nga Serbia

Zyrtarja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, është e pakënaqur me qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj, teksa kalojnë ditët, vërehet se ata përpiqen që të përfshijnë pika, të cilat janë në favorin e Serbisë.

“Kur Kosova kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigja është jo.

Kjo qasje me standard të dyfishtë është problem”, shkruan ajo në X.

“Kjo nuk është sikur qëndrimet tjera të politikës së jashtme të BE-së.

Paragjykimi në këtë rast është konkret dhe i qartë, ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia dhe kështu nuk ka një mundësi të vërtetë për dialog”.

Ekspertja për Ballkanin në PE, thekson se politika evropiane ndaj Kosovës është thellësisht e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në ndonjë fakt.

“Kjo mund të shihet veçanërisht nga vendimi për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës për dinarin”.

Këto komente Woelk i ka bërë në ditën kur në Prishtinë është duke qëndruar i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.



Të ndryshme
Më shumë