TV LIVE
Sport
29 January 2024
Karate: U shpallën karateistët më të mirë për vitin 2023

Në një ceremoni gala, Federata e Maqedonisë së Veriut ka shpallur më të mirët për vitin 2023. Përzgjedhja u bë në bazë të pikëve të realizuara nga rezultatetet e arritura gjatë vitit të kaluar nëpër kampionate shtetërore, ballkanike, botërore, turnire përzgjedhëse vendore dhe ndërkombetare etj. 

Ne mesin e më të mirëve ishin edhe garuesit e Klubit Uskana nga Kërçova, Blerina Zendeli ( e para ne kategorinë kadete, kata), Nuredin Dervishi( i pari në kategorinë kadet, kata) dhe Anastasija Mingovska( e dyta ne kategorinë seniore, kata). 
Disciplina, puna kontinuele, aktivitetet, lodhjet, djersët e derdhura, lotët, buzeqeshjet, humbjet dhe fitoret, sfidat e ndryshme me të cilat u perballën, më në fund u kurorëzuan me mirënjohje dhe kupe nga Federata e karatesë së RMV, njoftojn nga klubi i karatesë “Uskana” nga Kërçova



Të ndryshme
Më shumë