TV LIVE
Nga Rajoni
29 January 2024
Haradinaj kujton masakrën në Rogovë të Hasit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar datat e rënda të vitit 1999, kur Kosova ishte nën presionin e luftës për çlirim.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi rëndësinë historike të luftës dhe lavdëroi me emra luftëtarët e lavdishëm.

“Do të kujtojmë me dhembje e krenari emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, shkroi ai.

Haradinaj u shpreh se sa herë që rrëfehet heroizmi i tyre, kujtohen betejat, Ura në Bishtazhin, Ujzin, si edhe Godenin e Rogovën e Hasit.

Ai kujton edhe flijimin e Rrustem Morinës me djemtë Selmanin, Muhametin e Nustretin, Ibrahim Kryeziun, Xhevdet Berishën, Zymber Shalën, Adem edhe Rifat Shalën.

“Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm! Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

 



Të ndryshme
Më shumë