Shtatë persona vdiqën të dielën kur një avion i vogël u rrëzua në një zonë rurale të shtetit brazilian të Minas Gerais, në pjesën juglindore të vendit gjigant, thanë autoritetet vendase.
Aeroplani me një motor, i cili ishte nisur nga Cabinas në Sao Paulo, u rrëzua pasi shpërtheu në mes të fluturimit rreth orës 10:30 pranë qytetit të Itapeva, tha departamenti i zjarrfikësve të Minas Gerais.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil të Brazilit (ANAC), ishte një aeroplan shërbimi privat me një motor nga viti 1996. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të avionit.