TV LIVE
Sport
29 January 2024
Tragjedi për futbollistin e njohur/ I hyjnë për t’i vjedhur shtëpinë, hajdutët i vrasin tezen dhe i plagosin nënën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, ku të afërmit e lojtarit të AEK-ut, Rodolf Pizarro, kanë përjetuar një sulm vrasës. Konkretisht, familja e meksikanit është grabitur, ndërsa tezja e tij është gjetur e vdekur.Nëna e Pizarros është plagosur dhe është shtruar në spital.

Sipas mediave vendase, motivi kryesor i autorëve ka qenë grabitja, por nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të donin të rrëmbenin nënën e futbollistit, ndërsa tezja e tij është qëlluar për vdekje, transmeton albeu.

Nëna e lojtarit të klubit grek është plagosur dhe është shtruar në spital në gjendje stabile, si edhe një person i familjes gjithashtu. Ngjarjen e kishte denoncuar punonjësja e shtëpisë, e cila i gjeti disa orë pas grabitjes.



Të ndryshme
Më shumë