TV LIVE
Sport
26 January 2024
Australian Open, Sinner deklason serbin Gjokoviç

Tenisti i mrekullueshëm italian Jannik Sinner në gjysmëfinale mposhti Gjokoviç me rezultat 3:1 në sete

Tenisti italian Jannik Sinner arriti në finalen e Australian Open, Grand Slam-in e parë të sezonit, pasi italiani ka mposhtur në gjysmëfinale favoritin e parë dhe tenistin numër një në botë, serbin Novak Gjokoviç, transmeton Anadolu.

Tenisti i katërt në botë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer që e kishte nën kontroll që nga fillimi. Dy setet e para i fitoi me epërsi bindëse 6:1 dhe 6:2. Gjokoviç u rikthye në setin e tretë, të cilin e fitoi pas një lufte të ngushtë në tajbrejk, ndaj u duk se mund të rikthehej plotësisht në ndeshje.

Mirëpo, në setin e katërt, Sinner triumfoi duke fituar setin me 6:4 dhe kështu arriti një fitore të madhe me rezultat 3:1.

Rezultati i gjysmëfinales së parë: Novak Gjokovic - Jannik Sinner 1:6. 2:6, 7:6, 4:6.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale do të takohen rusi Danil Medvedev dhe gjermani Alexander Zverev.



Të ndryshme
Më shumë