Banorët e “Big Brother Vip”, Meritoni dhe Ilnisa, vazhdojnë të jenë dita ditës më të afërt me njëri-tjetrin.
Në ambientet e shtëpisë, ata janë shfaqur të pandarë, të përqafuar e duke shkëmbyer puthje.
Ndonëse nga banorët e tjerë është parë si strategji loje dhe mund të jetë e tillë, por duket se gjërat mes tyre po bëhen pak më serioze.
Në një bisedë gjatë mbrëmjes së djeshme, të dy po diskutonin për moshën.
Meritoni e ngacmon duke i thënë se është rreth 22-23-vjeç, ndërsa Ilnisa e kupton shakanë, por e ‘paralajmëron’ se nëse është në këtë moshë, nuk do të flasë më me të.