TV LIVE
Nga Rajoni
25 January 2024
LDK-ja fajëson Qeverinë Kurti për rritje të çmimit të rrymës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media, derisa aty është folur për çmimet e energjisë elektrike, transmeton Reporteri.net.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, tha se e faji i rritjes së madhe të çmimit të rrymës është i Qeverisë.

“Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike”, tha Azemi.

Ai ka folur për “arsyet se përse është rritur çmimi i rrymës në Kosovë”.

“Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë, që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, tha Azemi.

Sipas Azemit, “kjo qeveri s’ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë sepse janë një grupacion i papërvoje që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër”.

Ai tha se LDK-ja është e vetmja parti në Kosovë që ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.

“Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vij nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë”, tha Azemi.

Në fund, Azemi e ka ftuar ministren Artane Rizvanolli në debat televiziv për të diskutuar për energjinë.



Të ndryshme
Më shumë