TV LIVE
Sport
25 January 2024
Athletic Bilbao eleminon Barcelonën nga Copa del Rey

Është luajtur mbrëmë çerekfinalja e Kupës së Spanjës mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës në stadiumin “San Mames”. Bilbao u kualifikua pas 120 minutave lojë duke mposhtur katalanasit me rezultatin 4-2.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Guruzet që në minutën e parë. Megjithatë e shpejtë ishte kundërpërgjigjja e skuadrës së Xavit. Lewandowski në të 26-ën dhe Yamal në të 32-ën i dhanë avantazhin blaugranave.

Por Bilbao, me të filluar pjesa e dytë riktheu baraspeshën me Sancet. Në këto shifra u mbyll 90-minutëshi për të shkuar drejt shtesës.

Këtu vendasit u treguan më të freskët dhe ishte Inaki Williams që shënoi golin e tretë në minutën e 105, përpara se vëllai i tij Niko Williams të vuloste fitoren në të 120-ën.

Ky eleminim është një zhgënjim për ekipin e Barcelonës, pretendimet e së cilës kanë qenë për çdo trofe të mundshëm.



Të ndryshme
Më shumë