TV LIVE
Sport
25 January 2024
Finalja e Carabao Cup: Chelsea-Liverpool

Mbrëmjen e djeshme është caktuar dhe finalisti i dytë i Carabao Cup, dhe ai është Liverpool.

Ekipi i Jurgen Klopp barazoi 1-1 me ekipin e Fulham, por fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi ndeshjen e parë “The Reds” fituan 2-1. Golin për ekipin e Liverpoolit e realizoi kolumbiani Luiz Diaz në minutën e 11-të, me një pasim nga mbrojtësi Quansah.

Tani, Liverpooli do të përballet në finale me Chelsea-n, i cili e siguroi biletën mbrëmjen e djeshme me një fitore të thellë 6-1 kundër Middlesbrough.

Të dy ekipet përballen përsëri në finalen e po të njejtit kompeticion, pas dy vitesh. Herën e kaluar kampion u shpall Liverpooli. Finalja e Carabao Cup do të luhet në Wembley në muajin shkurt.



Të ndryshme
Më shumë