TV LIVE
Sport
24 January 2024
Kualifikim me stil nga Çellsi, aktivizohet edhe Broja

Skuadra e Çellsit kualifikohet ne finalen e “Carabbao Cup”, teksa shënoi fitore me shifrat 6-1 ndaj Midëllsbrous dhe “preu” biletën për sfiden që do te zhvillohet në “Uembli” më 25 shkurt. “Blutë e Londrës” përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe në “Stemford Brixh” përballë spektaktorëve respektuan pritshmëritë duke realizuar një 90 minutësh fantastik, ku luajti edhe Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtarës kuqezi, ishte protagonist në golin e parë të londinezëve në minutën e 15, teksa me portën e boshatisur, ai që i mohoi kënaqësinë e golit ishte Houson që e dërgoi topin në rrjetë. 14 minuta më pas, Broja sërish në zonë godet, por topi devijohet dhe shkon në këmbët e Enzo Fernandez që nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat. Pas këtij momenti, skuadra e drejtuar nga Majkëll Kerrik mori një goditje të rëndë psikologjike dhe nisën gabimet e njëpasnjëshme dhe në të 36-tën trefishuan me anë të Aksel Disasi. Gjashtë minuta më pas ishte radha e Koll Palmer për të shënuar të katërtin dhe për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0.

Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan energjitë dhe avantazhin, madje shënuan sërish. Ishte Koll Palmer që realizoi të pestin dhe të dytin personal, kur në brendësi të zonës devijoi saktësisht një pasim të Gallager. Katër minuta më pas, festivalin të golave iu bashkua edhe Noni Madueke që realizoi të gjashtin.

Ndërkohë, pati vend edhe për golin e nderit nga Midëllsbrou që u realizua në minutën e 88 me Roxhers. Përfundimisht, 6-1 dhe Çellsi dominoi Midëllsbroun duke u kualifikuar me bujë për në finalen e “Carabao Cup”, ku presin fituesin e ndeshjes mes Liverpull-Fulham, ku të kuqtë kanë avantazhin e fitores së ndeshjes së parë me rezultatin 2-1.



Të ndryshme
Më shumë