TV LIVE
Kuriozitete
24 January 2024
Nis dixhitalizimi i pasurisë kulturore

Të parat do të dixhitalizohen objektet e sekuestruara

Në këtë studio, nuk po bëhet një punë e zakonshme fotografimi, por një proces tejet thelbësor, ai i dixhitalizimit të objekteve me vlerë kulturore.

Një më një objektet historike do të kalojnë nën lupën e një procesi të avancuar dixhital, të metodave RTI dhe 3D, çka do të thotë që edhe ajo që nuk shihet me sy të lirë do të shihet me imtësi pas këtij dokumentimi.

“Në qoftë se studiuesit deri dje merreshin vetëm me foto të objekteve dhe mund të kuptonin detaje vetëm nga fotot tani mund të kenë mundësi për të kuptuar elementë, për të studiuar detajet”.

Të parat që do t’i nënshtrohen kësaj metode të avancuar janë këto objekte të sekuestruara nga operacione të ndryshme policore, që më pas ia ka dorëzuar Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Janë 400 të tilla, por procesi nuk do ta ndalet vetëm këtu.

“Në një fazë të dytë puna do të vijojë me institucionet e varësisë që administrojnë koleksione muzeore siç janë muzetë kombëtarë apo sitet arkeologjike”.

Por ky proces i hap rrugën dhe një politike shumë të synuar, fuqizimit të muzeve përmes teknologjisë.

“Restauratorët e këtyre muzeve e kanë më të lehtë për të kuptuar nivelin e ndërhyrjes edhe metodën që duhet të përdorin”.

Deri më tani në njësinë kombëtare të digjitalizmit të trashëgimisë kulturore kësaj metode i janë nënshtruar 30 objekte.

Tv Klan



Të ndryshme
Më shumë