TV LIVE
Teknologji
23 January 2024
Një listë me tema që nuk duhet t’i kërkoni kurrë në ChatGPT

Bashkëbiseduesi me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT ka fituar popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që kur u lansua në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla që duhet t’i zbatoni nëse dëshironi ta përdorni platformën, pasi ekziston edhe limiti në gjërat që kërkoni.

Aktivitete ilegale;

Material për abuzim seksual të fëmijëve ose çdo përmbajtje që shfrytëzon ose dëmton fëmijët;

Gjenerimi i përmbajtjeve të ngacmuese, të dhunshme ose shkaktojnë urrejtje;

Gjenerimi i malware;

Aktivitete që kanë rrezik të lartë të dëmtimit fizik;

Veprimtari që ka rrezik të lartë të dëmtimit ekonomik;

Veprimtari mashtruese;

Përmbajtje për të rritur, industri për të rritur dhe aplikacione takimesh;

Fushata politike apo lobim;

Aktivitet që cenon privatësinë e njerëzve;

Angazhimi në praktikën e paautorizuar të ligjit, ose ofrimi i këshillave ligjore të përshtatura pa një person të kualifikuar që shqyrton informacionin;

Ofrimi i këshillave financiare të përshtatura pa një person të kualifikuar që shqyrton informacionin;

T’i thuash dikujt që ka ose nuk ka një gjendje të caktuar shëndetësore, ose të japë udhëzime se si të kurojë ose trajtojë një gjendje shëndetësore;

Vendimmarrja e qeverisë me rrezik të lartë.

Normalisht, secila platformë vjen me një seri të rregullave që duhet të përputhen me normat e saj.



Të ndryshme
Më shumë