TV LIVE
Nga Rajoni
22 January 2024
Plani i ri i rritjes ekonomike| Nis takimi BE-BP në Shkup, i pranishëm Rama dhe përfaqësues të lartë të administratës amerikane

Sot në Shkup po mbahet samiti i Bashkimit Evropian, ku në fokus do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha projektet e përbashkëta. I pranishëm në këtë takim është dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, homologë të tij të rajonit, përfaqësues të BE-së si dhe personalitete të rëndësishme të administratës amerikane.

“Jemi këtu për të diskutuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu me përfaqësues të lartë të administratës amerikane për një hap shumë të rëndësishëm që ne mund dhe duhet të ndërmarrim për të qenë sa më pranë BE-së. Është për rritjen ekonomike dhe integrimin si dhe shumë benefite që kanë qenë të mundura vetëm për shtetet anëtare deri më sot. Kështu që është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e madhe që ne s’duhet ta humbasim, prandaj është e udhës të punojmë të gjithë sëbashku, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet t’i vëmë në plan të parë qytetarët tanë dhe të lëmë mënjanë politikat e historinë mënjanë sepse nëse veprojmë në momentin e duhur, do t’i mbarojmë gjërat në muajt e ardhshëm e kështu do të përcaktohet mënyra se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade. Faleminderit!”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare./tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë