Të paktën dy persona kanë vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë janë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu ndodhi në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.
Rrëshqitja e dheut në qytetin Zhaotong ndodhi të hënën, duke bllokuar 47 persona.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një shpëtim “të gjithanshëm” në zonën që po përjeton temperatura nën zero.
Transmetuesi shtetëror CCTV ka raportuar se dy trupa deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Shkaku i rrëshqitjes së dheut ishte i paqartë, por rajoni i thellë malor është i prirur ndaj tyre, për shkak të vendndodhjes së tij. Përmbytjet janë gjithashtu të zakonshme.
Në janar 2013, të paktën 18 njerëz u vranë në një rrëshqitje dheu në të njëjtin qark të Zhenxiong.