Së fundmi, Youtube është ngadalësuar dhe është bërë pothuajse e papërdorshme për shumë përdorues, shqetësim ky për të cilën platforma tha se nuk ka të bëjë me luftën e saj kundër bllokuesve të reklamave.
Përdoruesit e Youtube-s po dyshojnë se platforma po e ngadalëson ngarkimin për ata përdorues që kanë të instaluar një bllokues reklamash.
Megjithatë, kompania është shprehur se këto dyshime nuk janë aspak të vërteta, dhe i kanë hedhur poshtë këto akuza.
“Raportet e fundit të përdoruesve që po përjetojnë ngadalësim të faqes, nuk kanë të bëjnë fare me përpjekjet tona ndaj bllokuesve të reklamave. Përdoruesit mund të kontrollojnë se cili është problemi nëpërmjet qendrës sonë të ndihmës”, tha Youtube.
Gjithashtu, platforma vuri në dukje se AdBlocker, program ky i njohur për bllokimin e reklamave, ka shkaktuar ngadalësim të Youtube-s për shkak të disa përditësimeve.
AdBlock tha se po punojnë për të rregulluar problemin, pasi nga ky problem janë prekur edhe Google Translate, Microsoft Teams dhe uebfaqe të tjera. /