TV LIVE
Nga Bota
20 January 2024
Mediat iraniane: 4 oficerë të Gardës Islamike, ndër ta shefi i Inteligjencës, u vranë në Siri nga Izraeli

Një sulm i supozuar izraelit në Damask vrau shefin e shërbimit sekret të ë Gardës Revolucionare iraniane për Sirinë dhe zëvendësin e tij si dhe dy anëtarë të tjerë të Gardës të shtunën, raportojnë mediat iraniane.

“Shefi i inteligjencës për Sirinë i Gardës Revolucionare, zëvendësi i tij dhe dy anëtarë të tjerë të Gardës ranë martirë në sulmin kundër Sirisë nga Izraeli”, tha agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke cituar një burim që kishte informacion, por të paidentifikuar.

"The Mehr News Agency", agjencia e lajmeve të qeverisë iraniane, e dha njoftimin si më poshtë: "Teheran, 20 janar – Duke lëshuar një deklaratë të shtunën pasdite, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) konfirmoi rënien martir të disa prej forcave të tij këshilluese nga një sulm izraelit në Siri. Edhe një herë, regjimi i keq dhe kriminal sionist pushtoi Damaskun, kryeqytetin e Sirisë, thuhet në deklaratën e IRGC.

Deklarata shton se gjatë sulmit izraelit, 4 nga këshilltarët e IRGC-së u martirizuan së bashku me disa forca siriane.

Më herët të shtunën, një burim i informuar i tha agjencisë së lajmeve Mehr se 2 këshilltarë të lartë ushtarakë iranianë u martirizuan në sulmin sionist në Damask. Sipas raportimeve të fundit, shefi i inteligjencës së IRGC-së në Siri dhe zëvendësi i tij së bashku me 2 anëtarë të tjerë të IRGC-së ranë dëshmor gjatë këtij sulmi në Siri."

Image

Godina e shkatërruar nga Izraeli në Damask në 20 janar 2024. 

Image

© SYRI.net



Të ndryshme
Më shumë