TV LIVE
Sport
20 January 2024
BC Çair prezanton përforcimin e radhës, vjen nga Liga e Australisë

Madut Akec, një anësor i lindur në vitin 1999 nga Sudani i Jugut, gjithashtu nënshkroi me BC Çair Ai vjen nga liga elitare e Australisë. Madut pati paraqitje fantastike, duke shënuar 12 pikë dhe 6 kërcime me një mesatare prej 20 minutash për ndeshje.

Ditë më parë, skuadra e Çairit solli edhe një emër të ri në radhët e tyre për vazhdimin e sezonit dhe firmosi me amerikanin Davel Robbie.

Basketbollisti 27-vjeçar është pikë roje, luan në krah dhe ka eksperiencë evropiane në Gjeorgji, Portugali, Çeki, Izrael dhe Ukrainë. Sezoni i tij më i mirë në basketbollin evropian ishte ai i vitit 2019/20, kur si anëtar i Basket Brno luajti edhe në “all-star” në Republikën Çeke.

Klubi i tij i fundit ishte Batumi Gjeorgjian, për të cilin ai shënoi mesatarisht 10.9 pikë, 3.6 asistime dhe 2.1 kërcime në tetë ndeshje. Robbie pritet të debutojë kundër Rabotnickit.



Të ndryshme
Më shumë