Evropa është goditur nga moti i keq. I mbuluar nga 4 cm borë, Parisi dhe zonat përreth dhanë një alarm “portokalli” të enjten për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe problemeve serioze në qarkullim, shkruan euronews.
Alarmet portokalli nënkuptojnë se moti ka një ndikim të rëndësishëm te njerëzit, pronën dhe aktivitetin në një zonë.
Ky status portokalli u hoq më vonë, por pjesa më e madhe e Francës – përveç vijës bregdetare të Mesdheut – mbetet nën paralajmërimet “të verdha” për borë dhe akull.
Disa pjesë të Francës kishin deri në 15 cm borë. Météo France vendosi 25 departamente franceze në të gjithë Francën veriore dhe qendrore në alarm portokalli për borë dhe akull të enjten.
Në Belgjikën juglindore, shoferët përjetuan probleme gjithashtu.
Rrugët në Wallonia ishin nën “kodin e kuq” për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe parashikimeve jooptimiste. Në disa zona të rajonit, bora është 11 cm e trashë – duke e bërë atë reshjet më të mëdha të borës në 11 vjet.
Në Norvegji, ku reshjet e borës janë shumë më të shpeshta, njerëzit kënaqeshin.
Anëtarët e ekipit kombëtar të volejbollit në plazh për meshkuj, kampionë olimpikë të Tokios 2020, zhvilluan një seancë stërvitore në dëborë të thellë.